Finalja e Conference kthehet në një “odise”, tifozëve u anulohen fluturimet e rezervimet në hotele

schedule13:20 - 9 Maj, 2022

schedule 13:20 - 9 Maj, 2022

Më 25 maj, “Air Albania” do të presë finalen e madhe të Conference League ku përballë njëra-tjetrës do të vihen Roma dhe Feyenoord. Kjo ndeshje është kthyer në një “odise” të vërtetë për tifozët, për shkak të vështirësive për të qenë të pranishëm në Tiranë.

Me surpriza të këqija janë përballur tifozët të cilët kërkojnë të vizitojnë Tiranën për finalen, pasi tashmë shqetësimet janë së tepërmi për fluturimet dhe hotelet, të cilat sipas “Il Tempo” janë anuluar pa ndonjë arsye.

Në shumë raste, tifozëve që kishin blerë bileta avionësh ose kishin bërë rezervime hotelesh, blerja e tyre u anulua pa arsye specifike.

Sot, duke iu rikthyer çështjes së biletave, pritet njoftimi për shtyp i UEFA-s për biletat e pashitura që do të dalin në treg dhe do të kushtojnë nga 80 euro e lart dhe do të jenë shansi i fundit për të rrëmbyer një biletë për finalen e madhe në “Air Albania”.

/f.a/abcnews.al