MYNIH-Festë franceze në stadiumin “Allianz Arena” në Gjermani. Ekipi francez i PSG fitoi për herë të parë në historinë e tij një trofe të Uefa Champions League pasi bëri një paraqitje mbresëlënëse.
PSG shkatërroi në shifrat 5-0 ekipin italian të Interit, i cili u duk totalisht i dorëzuar përballë presionit të vazhdueshëm të francezëve.
Golat e shënuar:
- Ekipi francez tundi rrjetën në minutën 86′ për 5:0 me Senny Mayulu.
- Pas një kundërsulmi vrastar Kvaratskhelia realizon lehtësisht përballë Sommer për 4-0
- Doue realizoi në minutën e 60′ golin e tij të dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.
- Parisienët dominuan totalisht në 45’ minutëshin e parë, duke gjetur dy gola të shpejtë ndaj ekipit italian, i cili u duk pothuajse i dorëzuar përballë presionit në rritje të PSG-së.
- Francezët kaluan fillimisht në avantazh me Achraf Hakimi, në minutën e 12′, ndërsa për dyfishimin e shifrave në të 20′ mendoi Desire Doue, pas një kundërsulmi ‘vrastar’ të asistuar nga Dembele.
Me triumfin e së shtunës, PSG-ja u bë skuadra e dytë franceze që e fiton Ligën e Kampionëve. Në finalen e vitit 1993, Marseille e kishte mposhtur 1:0 Milanin, rivalin e Interit.
Formacionet e ekipeve:
PSG: Donnarumma; Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Fabian Ruiz, Vitinha, Neves; Kvaratskhelia, Doue, Dembele.
INTER: Sommer; Dimarco, Bastoni, Acerbi, Pavard, Dumfries; Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella; Thuram, Lautaro.
/abcnews.al