Në prag të sfidës me Serbinë, Tirana është veshur kuqezi ndërsa në rrugë dëgjohen këngët patriotike.
Të veshur kuq e zi tifozë të shumtë kanë ardhur në mbështetje të Kombëtares kuqezi, ndërsa valëvisin flamurin kombëtar.
Të gjithë sytë e shqiptarëve drejtohen në “Air Albania” që në orën 20:45 do të presë sfidën e rëndësishme dhe shumë të ndjerë.
Kombëtarja e Shqipërisë mbylli përgatitjet për sfidën kundër Serbisë në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa seanca e fundit në stadiumin e ndeshjes i shërbeu Silvinjos për të kristalizuar idetë e tij mbi formacionin.


