BUDAPEST- Arsenal ka shënuar ende pa “nisur” mirë sfida finale e UEFA Champions League, sfidë kjo e cila luhet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.
Skuadra londineze kaloi në avantazh në minutën e 6′ me Kai Havertz. Sulmuesi shfrytëzoi mjaft mirë një gabim nga Marquinhos dhe më pas dërgoi topin në rrjetë për o:1.
Formacionet zyrtare:
PSG: Safonov, Dembele, Doue, Hakimi, Kvaratskhelia, Marquinhos, Mendes, Neves, Pacho, Ruiz, Vitinha.
Arsenal: Raya, Gabriel, Havertz, Hincapie, Lewis-Skelly, Mosquera, Odegaard, Rice, Saka, Saliba,Trossard.
Finalja premton spektakël mes dy skuadrave që kanë dominuar sezonin evropian, me PSG-në që synon të mbrojë trofeun dhe Arsenalin që kërkon kurorën e parë në historinë e tij në Champions League/abcnews.al




