Finalizohet operacioni ‘Drug Base’/ Vihet në pranga 30 vjeçari në Tiranë, banesa ishte kthyer në laborator droge

schedule10:42 - 15 Mars, 2025

schedule 10:42 - 15 Mars, 2025

Zbulohet një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, arrestohet poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës së panderprerë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug base”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë .

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!