Vllaznia është gati për ndeshjen e së shtunës me Skënderbeun në transfertë. Shkodranët në këtë përballje nuk do të kenë të gatshëm mbrojtësin Dajan Shehi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Gjithashtu do të mungojë edhe mesfushori Hygor. Braziliani ende nuk është kthyer nga vendlindja.
Trajneri Mirsad Jonuz i bën llogaritë me lojtarët e tjerë që ka në dispozicion. Ditën e sotme kuqeblutë kanë udhëtuar drejt Pogradecit dhe do t’i kryejnë atje përgatitjet sot dhe nesër. Drejtuesit e klubit janë mundur t’i vijnë në ndihmë skuadrës me këtë vendim.
Futbollistët do të përshtaten me klimën në zonën juglindore të vendit. Pogradeci është shumë pranë me Korçën dhe ditën e ndeshjes ekipi do të udhëtoje direkt e në stadiumin “Skënderbeu”, ku do të përballet me skuadrën e Ilir Dajës prej orës 16:00. /abcnews.al