Ditën e djeshme u zhvilluan dy ndeshjet e javës së 23-të të Abissnet Superiore, ku Partizani “shkatërroi” Kukësin 5-0 në “Air Albania”, ndërsa Tirana mposhti 2-0 Teutën në “Elbasan Arena”.
Ndërsa sot do të zhvillohen 3 duele të tjera ku lufta për mbijetesë do të jetë shumë e luftuar. Në orën 13:45 në Laçi do të presë Egnatian në sfidën ku kurbinasit duan të bëjnë autoktitikën pas humbjes me Tiranën, ndërkohë nga krahu tjetër rrogozhinasit do të kërkojnë 3 pikët të cilat në fund do të vlejnë për mbijetesën.
Po në orën 13:45 do të luhet edhe sfida mes Kastriotit dhe Skënderbeut, një “finale” mbijetese mes dy skuadrave. Në këtë përballje vetëm 3 piktë do tu hyjnë në punë Emiliano Çelës dhe Migen Memellit. Sfida e fundit që do të mbyllë edhe këtë javë është ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos, takim që do të luhet në orën 16:45 në “Loro Boriçi”. Në këtë përballje shkodranët kërkojnë të përfitojnë nga humbja e Kukësit për t’iu afruar vendit të tretë, ndërsa blutë e Bledar Devollit do të kërkojnë fitoren që iu mungon prej disa javësh.
Takimet e sotme:
13:45/ Laçi-Egnatia
13:45/ Kastrioti-Skënderbeu
16:45/ Vllaznia-Dinamo /f.a/abcnews.al