Tashmë nëpër kinematë botërore ka filluar të jepet filmi i shumëpritur “The Nun” dhe duket shikuesit e kanë mirëpritur këtë projekt. Realizimi i këtij filmi erdhi si pasojë e famës së serisë së mëparshme “The Conjuring 2” dhe personazhit tmerrues të këtij horrori modern, murgeshës. Pas bujës së madhe që pati, më në fund fansat kanë mundësinë që të shohin për më gjatë historitë e murgeshës në fjalë.
Me doza të mëdha frike dhe ngjethje mishi, filmi arrin që të na tmerrojë dhe shokojë para ekranit të madh, me anë të interpretimit të mrekullueshëm dhe plotit tërheqës. Murgeshën e duam dhe e përçmojmë, në të njëjtën kohë tmerrohemi nga ajo, por edhe kërkojmë të shohim më shumë prej saj. Ky personazh, tashmë ikonë e filmave horror, është bërë pjesë e preferencave dhe maktheve tona.
Por kush është aktorja pas kësaj fytyre tmerruese? Bonnie Aarons, 39 vjeç, është përgjegjëse për shumë të bërtitura nëpër kinematë në të gjithë botën këto momente. Aktorja e talentuar ka një karrierë të gjatë në luajtjen e personazheve negativë dhe pjesëmarrjen nëpër filma të ndryshëm horrorë.
Ajo shprehet se i pëlqen luajtja e filmave të tillë, pasi horrorët janë të shëndetshëm për njërëzit, për shkak të adrenalinës që përjetohet nga frika. Në fillimet e karrierës së saj, ajo u konsiderua si e papërshtatshmë për Holliwood për shkak të pamjes së saj jo tipike për aktoret e kinematografisë së sotme. Por, regjisori i The Nun, Corin Hardy, tregoi se prezenca e Aarons ishte unike pasi ajo dukej njëkohësisht tmerruese dhe kinematografike.
Duke marrë parasysh suksesin që po korr filmi aktual, mund të shpresojmë për realizimin e një tjetër serie në periudha të mëvonshme. Në reagim të parë të gjithë do të shmangnim një tjetër tmerrim nga Bonnie Aarons, por gjithësesi dyert e kinemave gjithonë do të mbushen për ti hedhur një sy historive të reja të kësaj murgeshe tmerruese./abcnews.al