Fillon gjyqi i Kevin Spacey për ngacmim seksual, akuzat me të cilat përballet

schedule12:29 - 30 Qershor, 2023

schedule 12:29 - 30 Qershor, 2023

Dymbëdhjetë janë akuzat që rëndojnë aktorin hollivudian dhe kanë të bëjnë me ngacmime seksuale dhe akte seksuale pa pëlqim.

Kevin Spacey u paraqit në gjykatën e Southwark Crown, duke u përballur me akuzat për sulm seksual. Aktori 63-vjeçar më parë ishte deklaruar i pafajshëm për dymbëdhjetë akuza për abuzim seksual dhe përfshirje në aktivitete seksuale jo-konsensuale kundër katër burrave midis 2001 dhe 2013.

Brenda gjykatës, ylli i Hollivudit foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, sipas Daily Mail.

Çështja po shqyrtohet para gjyqtarit Wall. Patrick Gibbs KC po mbron Spacey, i cili është liruar me kusht, ndërsa Christine Agneë KC dhe Shauna Ritchie po e ndjekin penalisht.

Juristët dëgjuan 12 akuzat kundër Spacey, duke përfshirë shtatë akuza për ngacmim seksual, tre akuza për sulm seksual, një akuzë për aktivitet seksual jokonsensual dhe një akuzë për nxitjen e një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual depërtues pa pëlqim.

Ndër akuzat është se aktori vendosi dorën e një prej viktimave të tij të supozuara në organet gjenitale mbi veshjet e tij të paktën pesë herë midis 1 majit 2004 dhe 24 qershorit 2005.

Spacey akuzohet gjithashtu për seks oral me viktimën e supozuar pa pëlqimin e viktimës midis 1 dhe 31 gusht 2008.

Gjykatësi udhëzoi jurinë që të mbështetej vetëm në provat e çështjes dhe të mos bënin hetimet e tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!