Fili dhe Hebaj në listën e dëshirave, klubi i Superiores nuk fshihet

schedule08:48 - 6 Janar, 2020

schedule 08:48 - 6 Janar, 2020

Vllaznia ka zbritur në fushë ditën e djeshme, ndërkohë që më 8 janar do të zhvendoset në Ohër për të vijuar me fazën përgatitore. Në kampin kuqeblu gjendja duket e mirë, përveç situatës së Renato Malotës, i cili nuk u stërvit me grupin një ditë më parë.

Shkodranët kanë programuar që gjatë kësaj periudhe të zhvillojnë tre ndeshje miqësore, fillimisht me Pogradecin, më pas me Strugën (14 janar) dhe në kthim nga Ohri do të përballen me Bylisin në Elbasan.

 

MERKATO – Dy janë lojtarët që pritet të largohen zyrtarisht nga Vllaznia dhe bëhet fjalë për brazilianët Maranhao dhe Sinho. Të dy kanë pasur pak hapësira në pjesën e parë të sezonit dhe në Shkodër mendojnë t’i zëvendësojnë me të tjerë. I vetmi që ka bindur është Hygor, të ciline presin të rikthehet në mesin e këtij muaji.

Sa i takon objektivave të merkatos, në Shkodër nuk fshihen. Në listën e trajnerit Mirsad Jonuz janë shumë futbollistë, mes tyre edhe Realdo Fili dhe Rubin Hebaj. Fieraku pret të lirohet nga Luftëtari, pasi është nën kontratë dhe më pas të vendosë për të ardhmen.

Hebaj në krahun tjetër dëshiron të luajë jashtë vendit. Pas eksperiencës në Ukrainë me Vorskla Poltava  ia ka dalë i lirë dhe veç Vllaznisë e do edhe Teuta. Edi Martini e njeh mjaft mirë, madje ka qenë pikërisht ai që e ka transferuar në të shkuarën sulmuesit nga Vllaznia te Domzale në Slloveni. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!