Gjithçka fillon nga trajneri. Barcelona e sezonit të ardhshëm do të jetë ndryshe, duke nisur nga presidenti, trajneri, por edhe skuadra, që vitet e fundit ka humbur shumë nga shkëlqimi dhe forca e saj.
Joan Laporta ka vendosur të bëjë ndryshim në pankinë. Roland Koeman është me valixhe gati, teksa presidenti po tenton goditjen e madhe. El Chiringuito raporton se fiksimi i Laportës quhet Pep Guardiola, me të cilin ka punuar e fituar më parë.
Kreu i klubit katalanas shpreson ta bindë trajnerin gjenial për t’u rikthyer në vendlindje tek ekipi i zemrës. Gjithçka varet se si do të shkojë finalja e Champions League ndaj Chelsea (29 maj). Manchester City synon ta fitojë më në fund këtë kompeticion.
Në Spanjë theksojnë se Laporta është gati ta presë një vit nëse akordi nuk arrihet këtë verë. Guardiola edhe një sezon te “Cityzens” për t’u rikthyer në La Liga në qershorin e vitit 2022, me Koeman që do të konfirmohej automatikisht edhe një vit në pankinën e Barçës. /abcnews.al