Fiksimi Champions, Guardiola: E ndjej se jemi afër fitimit të trofeut

schedule17:18 - 20 Tetor, 2020

schedule 17:18 - 20 Tetor, 2020

Fitimi i Champions League është kthyer në fiksim për Pep Guardiolën dhe Manchester Cityn. Klubi anglez nuk e ka shijuar kurrë trofeun më të rëndësishëm për klube, drejtuesit nuk janë kursyer në shpenzime dhe shpresojnë që ky të jetë sezoni i duhur për të dominuar në Evropë.

Goglat i vendosën “Cityzens” në grupin C, bashkë me Porton, Marseille dhe Olympiacos. Djemtë e Pep Guardiolës do të përballen të mërkurën me portugezët në shtëpi, aty ku fitorja është alternativa e vetme. Në konferencën e zakonshme për shtypin, trajneri i Cityt tha këto fjalë:

Kam ndjesinë që mund të fitojmë Champions League këtë sezon, jemi afër realizimit të këtij objektivi. Në të njëjtën kohë, bëjmë disa lloj gabimesh nga të cilat të krijohet përshtypja se nuk e meritojmë të kualifikohemi më tej.

Nuk besoj se bëhet fjalë për një ngërç psikologjik, por duhet t’i shmangim gabimet nëse duam të triumfojmë në Champions League“, deklaron trajneri spanjoll i Manchester City. /abcnews.al