“Figo më i forti, nga Interi ika për 10 minuta! Goli ndaj Francës? Ja sekreti”

schedule11:41 - 22 Prill, 2020

schedule 11:41 - 22 Prill, 2020

Roberto Carlos është një nga mbrojtësit më të veçantë. Anësori i majtë, veç detyrave mbrojtësve, ndihmonte shumë edhe në sulm. Kjo gjë madje e ka penalizuar tek Interi, në aventurën e tij të parë në Europë. Carlos, në një bisedë “live” me tifozët, në llogarinë e FIFA në Instagram, tregon atë që i ndodhi në Itali.

“Tek Interi në fund vendosën të më fusin si sulmues. Problemi më i madh ishte se në shtatë ndeshje e para shënova 7 gola dhe kështu ata më çuan përpara. kështu e pësova. I thashë presidentit se nuk mund të luaja të atë pozicion.

Ishte Copa Amerika atëherë dhe për të më thirrur duhet të luaja si mbrojtës anësor. E bukura ishte se atë ditë kisha një takim me Lorenzo San dhe 10 minuta pasi u shkëputa nga Interi, firmosa për Real Madrid”, tregon Roberto Carlos, i cili më pas tregon edhe kundërshtarët e tij më të vështirë.

“Joaquin, Eto’o dhe Figo. Ky i fundit ishte në veçanti rivali më i vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë”, shprehet braziliani, i cili në fund tregon edhe për sekretin e golit të shënuar me goditje dënimi kundër Francës. “Topi peshonte pak dhe e bënte atë lloj ekzekutimi më të lehtë”, deklaroi Roberto Carlos. /abcnews.al