Fieri në karantinë/ Vendi i dytë me numrin më të lartë pas Tiranës, 18 persona të prekur në të gjithë qarkun

schedule11:37 / 25/03/2020

Në qytetin e Fierit numri i personave të prekur me koronavirus tashmë është 18, duke qëndruar kështu vendi i dyti me numrin më të lartë të të prekurve.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për “ABC News” se çifti 55 vjeçar nuk dihet ende se nga e kanë marrë virusi, pasi nuk kanë pasur kontakte me vatrat e prekura.

“Çifti i bashkëshortëve, rreth moshës 55 vjeç, janë dërguar më urgjencë në Spitalin e Infektivit. Më parë ishin verifikuar nga bluzat e bardha për parë nëse simptomat janë apo jo të njëjta me ato të COVID-19. Ndërkohë pas testit u drejtuan drejt Infektivit.

Në Fier mesatarisht bëhen pesë deri në shtatë teste në ditë, ku dy prej tyre rezultojnë pozitivë.

Personat që dyshohen për COVID-19, paraprakisht i bëhet një ekzaminim në skaner për të parë nëse kanë shenja të ngjashme me ato të  COVID-19. Kjo vlen për personat me simptoma të lehta. Ndërkohë përsonat që paraqiten me shenja të rënda dërgohen me urgjencë drejt Spitalit Infektiv, në Tiranë.

Kemi tashmë 14 raste të konfirmuara, ndërsa në total qarku shkon në 18.  Numri më lartë pas Tiranës. Për ti paraprirë përhapjes Bashkia e Fierit ka komunikuar se do të bëjë një riorganizim të tregjeve, ku ka më shumë grumbullime të qytetarëve.

Do të vendoset një plan i mirëpërcaktuar me orare për qytetarët, për të mos pasur dyndje të shumta”, raportoi gazetarja.

schedule11:37 / 25/03/2020