Fieri me ujë 24 orë falë investimit gjerman

schedule18:10 - 7 Nëntor, 2017

schedule 18:10 - 7 Nëntor, 2017

Kryeministri Rama ishte në Fier për inaugurimin e ujësjellësit dhe rrjetit të ri që furnizon 24 orë me ujë të pijshëm të gjithë qytetin. I shoqëruar nga ambasadorja gjermane, vendi i cili ndihmoi me financimin e projektit, Kryeministri bëri edhe njëherë thirrje që brenda 90 ditëve të gjithë të vihen brenda kuadrit ligjor përsa i përket konsumit, për të mos rezultuar më pas në ndëshkime.
Falë një investimi gjerman dhe të Bashkimit Europian prej 11 milionë Eurosh, Fieri ka një rrjet të ri të ujësjellësit që i garanton banorëve 24 orë në ditë furnizim me ujë të pijshëm. Më shumë se te investimi, Kryeministri Rama, gjatë inaugurimit, vuri theksin te ligjshmëria në konsumin e ujit, aksesi ndaj të cilit konsiderohet si e drejtë njerëzore nga Kombet e Bashkuara.
Ambasadorja gjermane që shoqëronte Kryeministrin, tha se vendi i saj do të vijojë mbështetjen e projekteve të tilla, si dhe i doli në krah Ramës për reformën e ujit.
Me këtë rast, kryeministri përsëriti se qytetarët do të kenë vetëm 90 kohë për t’u vënë në rregull me ligjin përsa i përket konsumit të ujit./abcnews.al

https://youtu.be/h6_N90Q1yY4