Fier, zjarr për të tretën herë në ullishtet e Peshtanit

schedule17:00 - 21 Gusht, 2019

schedule 17:00 - 21 Gusht, 2019

Zjarri në fshatin Peshtan të Fierit vazhdon të përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga erërat e forta. Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se deri tani janë përfshirë nga flakët, rreth 13 hektarë me ullishte.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar punonjës të shërbimit zjarrfikës nga Fieri, Patosi, Roskoveci dhe Lushnja. Në ndihmë të tyre janë edhe banorët, të cilët po punojnë me mjete rrethanore.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Ky është zjarri i tretë brenda një jave në zonën me ullishte të këtij fshati.

/ABC News Albania 24/7