Fier/ Shfaqi komplikacione shëndetësore në burg, ndërron jetë rrugës për në spital 52-vjeçari

schedule09:32 - 4 Maj, 2023

schedule 09:32 - 4 Maj, 2023

Një 52 vjeçar në burgun e Fierit ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi shfaqi disa shqetësime dhe komplikacione.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se shkak i vdekjes së viktimës ka qenë një infarkt.

Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.

52-vjeçarit mësohet se në spital ka mbërritur pa shenja jete.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se viktima banues në Mallakastër ka qenë në paraburgim prej vitit 2021 dhe priste gjykimin për veprën penale, kultivim të lëndëve narkotike.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!