Fier: Në një qendër shëndetësore, 40 % e qytetarëve me Covid

schedule15:58 - 19 Janar, 2022

schedule 15:58 - 19 Janar, 2022

Omicron vijon të rrisë në mënyrë të shpejtë numrin e të infektuarve me Covid në vend.

Problematike paraqitet situata edhe në qytetin e Fierit. Nga 100 tamponë të kryer vetëm në një qendër shëndetësore, 40 % e tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 2, Sonila Dollaku në këtë qytet tregon ka një rritje të numrit të rasteve pozitive.

Mjekja tregon se është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë të vaksinohen.

Mjekët i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohet dhe mos të neglizhojë masat e vendosura nga komiteti i Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së Covid./abcnews.al