Njësoj si banorët e Zharrëzës, naftëtarët e Fierit dhe të Ballshit nisën marshimin e tyre drejt Tiranës. Në protestën e sotme përpara prefekturës morën pjesë afërsisht 200 punonjës të rafinerisë së Fierit dhe Ballshit. Më pas ata u nisën në këmbë drejt kryeqyteti pasi duan që autoritetet të reagojnë. Uzina ka ndalur punën me preteksin e një remonti, por naftëtarët nuk e besojnë këtë gjë. Ata thonë se kjo është mbyllje përfundimtare dhe 1100 punonjës do të ngelin pa punë. Naftëtarët kërkojnë një zgjidhje për këtë çështje, në një kohë që nuk kanë marre as rrogat e prapambetura./abcnews.al
Fier, naftëtarët nisen drejt Tiranës në këmbë
schedule10:53 - 27 Dhjetor, 2017
schedule 10:53 - 27 Dhjetor, 2017