Në Fier lumi Vjosë ka përmbytur fshatin Ferras, si dhe është bllokuar qarkullimi që të çon në këtë fshat. Si pasojë e përmbytjeve të krijuara nga lumi Vjosë janë evakuuar 60 banorë në fshatin Ferras.
Ndërsa në Lushnje, lumi Seman ka çarë argjinaturën e parë duke rrezikuar katër fshatra Çukas, Zhelizhan, Nguras dhe Imsht.
Në zonën e Lushnjës Shkumbini është tërhequr, por zona mbetet nën rrezik nga lumi Seman./abcnews.al
https://youtu.be/_L8ytMWpRB4