Festivali “South Outdoor” sërish në Jug në mbështetje të turizmit

schedule12:10 - 19 Qershor, 2021

schedule 12:10 - 19 Qershor, 2021

I kthyer tashmë në traditë, festivali “South Outdoor” edhe këtë vit nisi në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh. Bashkia e Himarës është bërë bashkë me “GIZ” për të nisur sezonin turistik në Borsh. “Qëllimi i festivalit është të mbështesim Shqipërinë, veçanërisht Jugun që të jetë gati të presë turistët nga e gjithë bota. Një nga qëllimet e tjera është që të zgjasim sezonin turistik.

Ne nuk duam që në Shqipëri të ketë një sezon dy mujor, sepse Shqipëria dhe sidomos Jugu ofron të gjithë mundësitë të jetë një turizëm gjithëvjetor, që t’u tregojmë njerëzve që në jug nuk vihet vetëm për plazh, por patjetër për të shfrytëzuat të gjithë aktivitetet që ofron natyra në këtë pjesë të Shqipërisë”.

Eraldo Rexho se mbrëmjet do të vijojnë me një maratonë me performancë muzikore live. Ndërkohë kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ka njoftuar për një tjetër eveniment të rëndësishëm në shtator. “Ky aktivitet që bëhet sot në Borsh ka një qëllim, promovimin e aktivitetit “Outdoor Festival” që do të bëhet nga data 3-6 shtator.

Është eventi i katërt që zhvillohet në territorin e bashkisë dhe për herë të dytë në Borsh. Qëllimi është ta kthejmë në një aktivitet të përhershëm, festival, që të promovojë të gjithë zonën turistike dhe prodhimtarinë e bashkisë Himarë” tha ai.  Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!