Për të dhjetin vit Korça që njihet për serenatat, mikpriti Festivalin Kombëtar të Komedisë, i cili bëri bashkë trupa artistike profesioniste nga të gjitha trevat shqipfolëse. Festivali është çelur me trupën e teatrit të Korçës e cila solli për publikun komedinë e Shekspirit “Nata e 12” me regji të regjisorit grek Dimitris Millona. Trupat vendase por edhe ato nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të performojnë komeditë e zgjedhura përgjatë 8 ditëve të Festivalit.
Edicioni i dhjetë i Festivalit të Komedisë erdhi i shoqëruar edhe me një ekspozitë interesante të rrugëtimit gati një shekull të komedisë vendase. Koleksionisti Migen Shamblli ka mbledhur në familjet korçare bileta dhe fletëpalosje të shfaqeve teatrale prej vitit 1925.
Në përfundim të Festivalit juria do të shpërndajë çmime për performancat më të mira./abcnews.al