Festivali i dritave në Korçë, qytetarët grumbollohen në shesh

schedule11:29 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 11:29 - 5 Dhjetor, 2017

Prej 4 vitesh Korça organizon “Festivalin e Dritave” ceremoninë e ndezjes së dritave në qytet, me rastin e festave të fundvitit. Mbrëmja ka sjellë një atmosferë festive në zonën këmbësore të qytetit. Të pranishëm, ishin qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme, të cilët shijuan jo vetëm tingujt e muzikës, por edhe dekorin e veçantë të fundvitit. Mbrëmja është shoqëruar me një koncert ku kanë marrë pjesë këngëtarë të mirënjohur. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka theksuar se për qytetin ky është vetem fillimi i një muaji festiv, sikundër është bërë traditë, aktivitete të shumta do të ketë i gjithë muaji dhjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!