Samiti i Paqes për Evropën Juglindore që përgjatë dy ditëve u mbajt në Tiranë u mbyll pasditen e të dielës me Festivalin e Bekimit të Familjes.
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Sipas Kryemadhit familja shqiptare sot ndodhet në vështirësi. Shkak për këtë sipas kryetares se LSI-së janë politikat e ndjekura nga qeveria.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve me qëllim reduktimin e varfërisë dhe ndaljen e emigracionit./abcnews.al