Festimi më ironik i të gjitha kohërave, mesfushori tërbon italianët!

schedule16:26 - 9 Nëntor, 2019

schedule 16:26 - 9 Nëntor, 2019

Lazio u mposht 1-2 në shtëpi nga Celtic ditën e enjte në ndeshjen e vlefshme për Europa League vetëm në minutat e fundit. Por, ndeshja nuk ka mbaruar pasi polemikat ende vazhdojnë jashtë fushës.

Mesfushori i Celtic, Oliver Ntcham festoi golin e shënuar nga ai në minutën e 95 të takimit duke rikrijuar vdekjen e Benito Musselinit, pas koreve raciste nga tifozët vendas në ‘Olimpico’. Francezi imitoi ish-diktatorin italian në momentin kur ai u ekzekutua në prillin e vitit 1945, krahë për krahë me gruan e tij, Clara Petacci.

Në takimin e parë mes Celtic dhe Lazios në Skoci, ultrasit vendas shfaqën një banderolë ku tregohej Musselini teksa ekzekutohej. Ultrasit e Lazios,Irriducibili, janë të njohur për parimet e tyre raciste dhe njihen si një nga tifo-grupet më problematike në Europë. /abcnews.al