Festat, tregjet në Vlorë dhe në Lezhë me shumë pak blerës

schedule12:47 - 23 Dhjetor, 2018

schedule 12:47 - 23 Dhjetor, 2018

Dhe pse çmimet nuk janë rritur në tregjet e rretheve blerës ka shumë pak. Dhe pse janë festat e fundvitit vërehet një numër mjaft i pakët i konsumatorëve.

Tregu në Lezhë është i varfër nga blerësit. Pritja se gjatë festave të fundit mund të ketë boom shitjesh edhe për produktet ushqimore nuk po jep pritshmëritë e tregtarëve. Nga hyrja e urës së tregut dhe deri në brendësi shihen mallra të shumtë e të ndryshëm, por pak blerës. Çmimet kanë mbetur të pandryshuara edhe pse është fund viti dhe tradita e do që çmimet të rriten.

Blerësit thonë se s’kanë lekë e kjo i detyron ata që të mendojnë mirë para se të blejnë. Pritja se të afërmit mund t’ju dërgojnë para që do të mundësojë blerjen e produkteve për festa është një fakt, ndërsa shitësit thonë se ka shumë pak blerës dhe që nuk mund të perballojnë detyrimet që kanë për vendin e zënë.

“Deri më sot asnjë nuk ka pa në treg”.

“Duhet me u shtrëngu nga një anë ose duhet marrë me listë, ose me i çu fjalë kalamanit na ço nai lek”.

“Me ca me i marr me 100 mijë lekë pension”.

Vlorë– Fuqia blerëse e ulet dhe çmimet normale, por me trendin e rritjes në ditët e fundit të këtij viti.  Është kjo panorama në tregjet e qytetit të Vlorës, ku për tregtarët, fuqia blerëse është më e ulët krahasuar me vitet e tjera.

Tregtarët janë ata të cilët pranojnë se pavarësisht festave dhe ditëve të fundit të vitit, kjo periudhë nuk ka shënuar ashtu si çdo vit rritje të fuqisë blerëse, madje këto ditë dhjetori situata është më e vështirë.

“Nuk ka rritje çmimi, vetëm se s’ka fuqi blerëse”.

“Çmimet nuk janë rritur se janë gjëra të vendit, jo të importit”

“Shumë dobët”.

Tregjet e qytetit të Vlores përveç të tjerave operojnë në kushte të vështira. Në të gjithë vendin këtë funddhjetor vërehet ulje e fuqisë blerëse ndryshe nga çfarë duhe të pritet

Gatar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri,

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!