Festat e fundvitit, fluks i lartë në Portin e Vlorës

schedule14:52 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 14:52 - 26 Dhjetor, 2018

Megjithëse në det ka qenë mot i keq dhe me dallge, kjo nuk i ka penguar emigrantët të vijnë për të festuar natën e ndërrimit të viteve pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

Për të festuar pranë familjes së tyre, por një udheëtim mes dallgëve dhe motit të keq. Pasagjerët e tragetit Vlorë-Brindizi mbërritën më vonë në port.

“Kishte edhe det në fakt”.

Në Portin e Vlorës është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve që po vijnë për të kaluar fund vitin në Shqipëri.

Mbi  1200 persona erdhën vetëm 48 orët e fundit nga Brindizi në Vlorë. Aktualisht po punohet me 10 sportele, nga katër që funksionojnë në ditë të zakonshme.

Por ka qenë gjithashtu i lartë numri i atyre që kanë dalë nga Vlora drejt Italisë. Shumë nga ta për të festuar me fëmijët që nuk kanë mundur të vijnë. Por edhe në statusin e turistit për festa në Evropë. 600 vetë u larguan vetëm orët e fundit.

Autoritet Portuale njoftojnë se këtë dhjetor fluksi është rritur me rreth 10-deri ne 15% më shumë krahasuar me nje vit me pare.  Festim Skendaj, shef i perpunimit te trageteve tregon se prresin rritje te emigranteve qe do per Vitin e Ri.

“Mund të jenë 10-12 % në krahasim me vitin e kaluar”.

Në Vlorë gjithashtu ka qenë i larte numri i prenotimeve për të kaluar natën e ndërrimit të viteve jashtë në lokale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!