Qindra shqiptarë rezidentë në Itali po kthehen në Shqipëri për të festuar vitin e ri. Gjatë këtyre ditëve ka një numër të shtuar të emigrantëve që kanë mbërritur me traget nga Brindisi në Vlorë. Sot kanë mbërritur me traget 320 shqiptarë.
“Vij pas një viti do kaloj Vitin e Ri këtu me familjen,” thotë një prej tyre.
Këtë muaj krahasuar me dhjetorin e 2020 është dyfishuar numri i emigrantëve që janë kthyer për festat. Po kështu është rritur dhe numri i atyre që kanë ikur drejt Italisë.
“Shefi i përpunimit në portin e Vlorës Festim Skëndaj, Ka një rritje nga viti i kaluar po më të ulëta se vitet normale. Dhjetori i kaluar me dhjetorin e këtij viti është dyfish. Vjet rreth 2,800 këtë vit 4122 hyrje, dalje 86 këtë vit 1594. Këto 3 ditë më shumë.”
Masat kufizues prej pandemisë dy vitet e fundit kanë detyruar me mijëra shqiptarë të kufizojnë lëvizjet drejt Shqipërisë. Këtë muaj e deri në 31 janar të 2022 nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas mund të hyjnë e dalin vetëm shqiptarët që janë rezidentë në Itali, ata për arsye pune dhe shëndetësore. /abcnews.al/