Festa e spostuar e Abetares, si përjetohet nga nxënësit dhe fëmijët

schedule16:57 - 6 Maj, 2020

schedule 16:57 - 6 Maj, 2020

Pandemia sposton festën e ëndërruar të shkronjave për nxënësit e klasës së parë. Një vit më parë, kjo ishte Festa e Shkronjave  në shkollën  Jeronim De Rada, por pandemia la pas heshtjen e oborreve  që gumëzhinin nga zërat  e vogëlusheve, bashkë me të edhe festën e munguar për këtë vit.

Mesuesja e klasës së parë  e shkollës Jeronim Derada  Brunilda Cerraga,  gjithnjë është kujdesur që kjo festë të jetë kujtim i bukur ne memorien e fëmijëve.

Unë jam njeri që e kam shumë qef festën e abetares dhe impenjohem për këtë dhe për koicidencë më ka marrë një prind që e ka fëmijën sot në klasë të 6 dhe më tha se po shikonte festën e Abetarees dhe më pyeti se çdo bënim këtë vit. Pandemia na kapi në një periudhë që ne akoma nuk kishim filluar që të bënim programin e Abetares, unë shkarazi ua kisha përmendur fëmijëve që do të zhvillonim në fund të vitit Festën e Shkronjave, pasi abatarja tashmë është e shkrirë me leximin e ne vijojmë me të njëjtin libër”, është shprehur mësuesja.

Vogëlushët krahas mësimit online që zhvillojnë cdo ditë , dëshira e tyre ishte edhe festa , disa kane mësuar  vjersha  dhe kenge e bashke me to edhe pergatitjen e kapelave  apo kujdesi per fustaneve.

E kisha menduar që të këndonim të thoshim vjersha dhe të kërcenim”, shprehet një nga vogëlushet.

Por mësuese  Brunilda është  treguar e kujdesshme që të mbaj nën kontoll gjendjen e tyre emocionale.

“Personalisht i kam lënë të lirë që të mësojnë nga një vjeshë dhe në klasën online unë i lë që të recitojnë vjeshat e tyre dhe një ore unë kam bërë planin se si të bëhen kapelat, por nuk jua kam theksuar se do të bëhet një festë. Kjo më shumë është bërë nga prindërit të cilët janë nostalgjikë”, tha mësuesja Brunilda.

Nga shkolla 7 marsi ku  fëmijët kanë zhvilluar mësimin këtë vit ne zhvendosemi sëbashku me mësuesen në shkollen e zemrës se saj, Jeronim De Rada , e ku ajo jep edhe njëpremtim për festën e shkronjave.

“Unë atje jam në një shkollë pritëse pasi shkolla po restaurohet dhe besoj se në klasën e dytë do të kthehemi këtu. Dhe pse jo ta inagurojmë shkollën me Festë”, thekson ajo./abcnews.al