Tryeza familjare do të mbledhë shumë shqiptarë në ndërrim të viteve. Tradita e kahershme do të ruhet nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe këtë festë.
Në Shqipëri apo jashtë vendit, atje ku të afërmit e tyre jetojnë dhe punojnë, por viti i ri do ti gjej bashkë.
“Edhe trendi që ne shikojmë është ose familjet ikin i bashkohen familjeve jashtë ose familjet që janë jashtë në emigrim vijnë e i bashkohen familjeve në Shqipëri. Ky është trendi masiv. Ne e vëmë re nga fluturimet që janë plotë në të dyja drejtimet”, tha operatori turistik, Aneo Hila.
Më të pakët sipas turoperatorëve janë ata që kanë zgjedhur të festojnë jashtë shtëpisë.
“Kemi një pjesë të shqiptarëve që shkojnë në mënyrë të organizuar në destinacione të afërta dhe brenda vendit, por nuk është një format masiv. Në Korçë kemi ture të organizuara ku kalohet darka e vitit të ri dhe 1 janari, edhe pjesa në Kosovë është në rritje, kemi Brezovicën, Prizrenin që kanë ture të organizuar për festat e fundvitit. Edhe Mali i Zi, Budva dhe Kolashina tërheqin një sasi të caktuar ngelen popullore për familje, shumica e udhëtarëve janë individual jo të organizuar me grupe”, shtoi Aneo Hila.
Të tjerë pëlqejnë ta presin vitin e ri jashtë kufijve. Sipas turoperatorëve destinacionet kryesore janë kryeqytetet europiane.
“Vendet më të kërkuara janë vendet e Europës si Parisi, Amsterdami, Vjena, Praga, Budapesti, Colmar, Strasburg, ku janë fshatrat turistike. Kemi Stambollin që gjithmonë ka disa grupe që organizohen. Jane dy lloje destinacionesh të largëta, me diell ose me borë, këtë vit me diell kemi Sharm el Sheik, dhe ne veri. Mbetën gjithmonë vende më të preferuara dhe më të kapshme vende si Roma, Parisi, Vjena sepse në këtë periudhë nuk është se i kanë çmimet ekstremisht të shtrenjta se viti I ri për ata nuk është si e kemi ne vitin e ri”, u shpreh më tej Hila.
Sipas turoperatorëve përgjatë gjithë dhjetorit udhëtimet jashtë vendit kanë pësuar rritje. Lëvizjet e shqiptarëve vitet e fundit janë shtuar dhe për shkak të linjave ajrore me tarifa më të ulëta./abcnews.al

