Festa e grurit, fermerët e Fierit ankohen për rënie të rendimentit

schedule16:29 - 20 Qershor, 2021

schedule 16:29 - 20 Qershor, 2021

Nga Valbona Davidhi

Me portrete që reflektojnë lodhjen dhe gëzimin për bukën e re,  fermerë të Fierit janë mbledhur për festën e  grurit.

Por nëse dikur bollëku dhe rendimenti i lartë justifikonte sazet dhe partia e punës mburrej, tani fermerët po synojnë të mbajnë gjallë traditën për të mbijetuar.

Ankohen se gjatë dimri prodhim kalben në arrë prej shiut, pasi në shumë zona kanalet kulluese janë të pakta ose të bllokuara.

“Dikur gruri jepte 7-8 kuintalë për dynym tani jep 3-4, sepse ka kullim nga shteti nuk bëhen kanalet, po kullimet janë kryesoret,” thotë një bujk.

“Shteti duhet të ndërhyjë. Kur s’merr prodhim s’je i kënaqur ka plot që s’kanë ardhur në festë,” shprehet një tjetër.

Po ka dhe të tjerë që për një ditë kanë vendosur të mos ankohen dhe të festojnë. “Është diçka tradicionale që të kthen pas në kohë”.

Mes një panairi me produkte vendase dhe tingujve të sazeve të famshme myzeqare, banorët e Fierit dhe rrethinave u bënë pjesë e festës së grurit pas një viti ndërprerje për shkak të pandemisë. /abcnews.al