Ferri vazhdon: Frika nga lufta në shkallë të gjerë midis Izraelit dhe Palestinës, mbi 70 të vdekur

schedule00:01 - 13 Maj, 2021

schedule 00:01 - 13 Maj, 2021

Përplasja midis Izraelit dhe Hamasit nuk po tregon asnjë shenjë de-përshkallëzimi duke nxitur frikën e një lufte në shkallë të gjerë.

Më shumë se 1000 raketa u hodhën në territorin izraelit, sulme të vazhdueshme ajrore në Rripin e Gazës dhe me një bilanc të zi, më shumë se 70 të vdekur që nga e hëna.

Lexo edhe: LIVE-“Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse lufta Izrael-Palestinë

Presidenti i SHBA Joe Biden pati një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe u shfaq optimist duke thënë se dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve do të mbaronte së shpejti.

Lexo edhe: Hamas qëllon 15 raketa në drejtim të reaktorit bërthamor të Izraelit

“Pritja dhe shpresa ime është që kjo të përfundojë shpejt, por Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje,” u tha Biden gazetarëve sot në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo edhe: OKB: Situatën mund ta pasojë një luftë në shkallë të plotë

Në Gaza, 65 njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite, përfshirë 16 fëmijë dhe komandantë të Hamasit. Forcat izraelite thonë se ata kanë vrarë dhjetë zyrtarë të Hamasit.

Lexo edhe: “Iron Dome”, të pathënat e sistemit raketor që po mbron qiellin e Izraelit

Izraeli dhe Hamasi po shkojnë drejt një lufte në shkallë të gjerë, paralajmëroi dje i dërguari special i OKB për Lindjen e Mesme, Thor Venezland, pasi nuk ka asnjë shenjë të de-përshkallëzimit të tensioneve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!