Hamas qëllon 15 raketa në drejtim të reaktorit bërthamor të Izraelit

schedule21:40 - 12 Maj, 2021

schedule 21:40 - 12 Maj, 2021

Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftuan se kanë qëlluar 15 raketa drejt qytetit izraelit të Dimona, pranë reaktorit kryesor bërthamor të vendit. Lajmi vjen në një kohë kur Izraeli premtoi një përgjigje të ashpër kundër militantëve palestinezë.

Grupi njoftoi sulmin e tij të fundit me raketa nga Gaza drejt Izraelit në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, duke shtuar se 50 raketa të tjera ishin qëlluar drejt qytetit të Ashdod. Pamjet e paverifikuara të postuara në mediat sociale tregojnë raketat që qëllohen drejt Dimonës. Deri më tani nuk ka raportime për të plagosur.

Të mërkurën, sirenat e paralajmërimit për raketa u dëgjuan në Dimona, Ashdod dhe zona të tjera izraelite, duke përfshirë Ashkelon, Yavne dhe Beersheba, sipas Times of Israel.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se “një breshëri raketash” ishte qëlluar nga Gaza në Izraelin jugor të mërkurën pasdite, pasi më herët u raportuan mbi 1,050 të tilla në vetëm në 38 orët e fundit. sb/abcnews.al/