LIVE-“Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse lufta Izrael-Palestinë

schedule23:13 - 12 Maj, 2021

schedule 23:13 - 12 Maj, 2021

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Lexo edhe: Netanyahu: Hamas-in e presin goditje që s’i ka parë as në ëndërr

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Lexo edhe: Hamas qëllon 15 raketa në drejtim të reaktorit bërthamor të Izraelit

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

Lexo edhe: OKB: Situatën mund ta pasojë një luftë në shkallë të plotë

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Lexo edhe: “Iron Dome”, të pathënat e sistemit raketor që po mbron qiellin e Izraelit

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./ Abcnews.al