Ferras, banorët akoma të tronditur nga vërshimi i Vjosës

schedule14:22 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 14:22 - 5 Dhjetor, 2017

Në Ferras të Fierit shumë banorë nuk u larguan shtëpitë dhe rrezikun të mbyteshin. Ata vepruan kështu, sepse kishin frikë mos u vidhnin çfarë kishin brenda banesave.

Egërsia e natyrës ka tronditur edhe kafshët

Njerëzit janë të rraskapitur pas tri ditësh përballje me vërshimin e Vjosës.

Lumi u mori të gjitha përpara syve. Nga njëra anë humbja dhe në anën tjetër tmerri. Rrjedhja ishte e fuqishme dhe e papritur.

Tani banorët po tentojnë t’i kthehen normalitetit. Llumi dhe balta në disa shtëpi është ende prezent

Evakuimi nuk ishte një opsion për këta banorë. Ata e kanë lidhur jetën e tyre me shtëpitë dhe gjënë e gjallë.

Nryshe nga 2 vjet më parë kanali i Martinës që kalon në anën perëndimore të fshatit Ferras nuk e përballoi vërshimin e ujit duke e derdhur me forcë nëpër banesa.

Në fundjavë u përmbyten 350 banesa në Fier. Nga këto 250 vetëm në Ferras. Dëmet në bujqësi janë të rënda, por bilanci zyrtar ende nuk është. Verifikimi në terren ka nisur në të gjitha zonat e përmbytura duke filluar nga fshati Frakull, Cervem, Ferras, Povelcë dhe Darëzezë. Nën ujë janë ende 3500 ha tokë bujqësore kryesisht në zonën e Darëzezës./abcnews.al

 

https://youtu.be/NHi0kQXR9vo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!