Ferrari dominon në Singapor, Vettel rikthehet te fitorja pas një viti

schedule18:49 - 22 Shtator, 2019

schedule 18:49 - 22 Shtator, 2019

Ferrari shkëlqen në Singapor. Kokëkuqja konfirmon formën e mirë dhe arrin fitoren e tretë rresht në Formual 1. Kësaj radhe nuk është Charles Leclerc fitues por Sebastian Vettel.

Rikthim të fitorja pas më shumë se një viti për gjermanin e Ferrarit, i cili triumfoi falë një strategjie perfekte. Pas tij u rendit shoku i skuadrës, ndërsa podi u kompletua nga Max Verstappen i Red Bull.

Renditja në garën e sotme

Vetëm vendi i katërt për Lewis Hamilton, i cili vazhdon kryeson renditjen e përgjithshme për titullin botëror me 296 pikë, i ndjekur nga Valeri Bottas me 231 dhe Max Verstappen e Leclerc me nga 200 pikë. Pas tyre renditet Vettel me 194 pikë, ndërsa gara e radhës do të zhvillohet në Rusi pas një jave. /abcnews.al

Renditja e përgjithshme