Fermerët në Kukës po i mbjellin tokat me dru frutorë

schedule14:39 - 4 Shkurt, 2018

schedule 14:39 - 4 Shkurt, 2018

Fermerët e Kukësit e shikojnë interesin e tyre në fushën pemtarisë. Sipërfaqe të tëra po mbillen me arra dhe lajthi, por shumë fshatarë nuk përfitojnë dot ndihma sepse nuk janë pajisur akoma me certifikatë pronësie.

Fermerët në Kukës po gjejnë alternativa të tjera për të shtuar sipërfaqet e mbjella e kryesisht të agrokultures frutore.

Arrat e lajthitë po mbillen këto ditë nga fermerët, që po shfrytëzojnë këtë mot të mirë mesdimri.
Dan Rexha edhe pse banon në qytetin e Kukësit nuk do t’i lerë djerrë tokat e tij në Surroj.

15 milionë lekë i ka kushtuar deri tani ky investim, rreth shtatë hektarë tokë me arra e lajthi.
Një pjesë të investimit e ka siguruar përmes shoqatave kurse pjesën tjetër po e përballon vetë.

“Edhe pse u perfol aq shumë subvencioni nga qeveria për këtë lloj investimi përfitimi është thuajse i pamundur për shkak të procedurave”.

Dani konsultohet shpesh me specialist të agronomisë . Sef Cengu, specialist i vjetër, ndjek nga afër procesin.

“Fermerët duhet t’i kthehen bujqësisë e frutikulturës si e vetmja mundësi për zhvillimin ekonomik në këtë zonë, shteti duhet të ndjekë politika lehtësuese për nxitjen e fermerëve”.

Në Kukës, katër vitet e fundit u mblodhën më shumë se 32 hektarë me dru frutorë prej të cilave, 20 hektarë janë arrore.
Por shqetësim për fermerët mbetet pajisja me certifikatën e pronësisë si element kryesisht për të perfituar nga financimet e shtetit, por edhe nga shoqata te ndryshme që operojnë në bujqësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!