Fermerët në Kemishtaj të Lushnjës kanë përfituar nga rritja e kërkesave për konsum të perimeve gjatë festave të fundvitit. Ata thonë se e kanë shitur prodhimin me dyfishin e çmimit të një muaji më parë.
Këto janë ditët më të mira për prodhuesit në Këmishtaj.
Ky fermer ka mbaruar shitjen e të gjithë domates në dhjetor, dhe po përgatit serën për prodhimin e ardhshëm.
Ata kanë arritur të tregtojnë domaten me 80 lekë, pra me dyfishin e çmimit që ishte një muaj më parë.
Tregu vendas nuk arrin të konsumojë gjithë sasinë e prodhimeve, ndaj eksportet janë alternativa më e mirë për zonën e Myzeqesë.
Pikat e grumbullimit për eksport po punojne me kapacitet të plotë. Njëra prej tyre e hapur nga kosovari Idriz Vitia, në zonën e Goricajt të Divjakës ka eksportuar 120 ton perime në tre muajt e fundit, kryesisht në Kosovë dhe në Rumani.
Vetëm në zonën e Këmishtajt janë hapur pesë pika grumbullimi për eksportet, duke ndihmuar fermerët në tregtimin e prodhimeve bujqësore. I gjithë prodhimi i cilësisë së parë është për eksport, ndërsa ajo që mbetet hidhet në tregun vendas. Ndryshe nga një muaj më parë çmimet e treg shitjes janë dyfishuar, dhe kjo për prodhuesit është tregues pozitiv, ndërsa konsumatorit i duhet të blejë për festat fruta dhe perime me çmime më të larta./abcnews.al

