“Ferguson e ka fituar Premier League 13 herë, askush nuk do ta përsërisë atë”

schedule23:27 - 29 Mars, 2023

schedule 23:27 - 29 Mars, 2023

Erik ten Hag përmblodhi rolin e Alex Ferguson në historinë e Manchester United.

“Ai la një trashëgimi. Manchester United është Alex Ferguson. Ai vendosi standardet më të larta.

Ai është bërë pikë referimi për të gjithë trajnerët në futbollin e nivelit të lartë. Si të ndërtoni një ekip, si ta stërvitni atë, si ta menaxhoni atë. Ai e fitoi Premier League 13 herë, askush nuk mund ta përsërisë këtë, një arritje kaq e madhe.

Përveç kësaj, ai fitoi kupa të tjera. Askush para dhe pas tij nuk ia doli dhe kjo thotë shumë.

Ai fitoi shumë trofe, madje edhe në një mënyrë sulmuese”, tha trajneri i Manchester United. /G.D abcnews.al/