Ferdinand Elezi kandidati i parë për Kryeprokuror

schedule14:12 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 14:12 - 11 Dhjetor, 2017

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit Ferdinand Elezi ka dorëzuar në Kuvend kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht se kandidati i parë për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm është Ferdinand Elezi. Ferdinadn Elezi është kandidati i parë për Kryeprokuror  të përkohshëm. 

Kur ka mbetur edhe pak kohë për të dorëzuar aplikimet për Prokuror të Përgjithshëm, të cilët do ta mbajë këtë detyrë përkohësisht deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ABC News mëson se janë depozituar disa kandidatura në Kuvend.

Burime zyrtare konfirmojnë se, kandidatura e parë për Kreprokuror të përkohshëm është Ferdinand Elezi, me detyrë kreu i Apelit të Durrësit.

Gjithashtu, jo zyrtatrisht theksohet se listës emërore pritet t’i shtohet edhe Arta Marku me detyrë prokurore e shkallës së parë në Shkodër dhe Xhemal Saliaj, cili vijon punën si prokuror në shkallën e parë në qytetin e Vlorës prej 5 vitesh.

Me herët janë përfolur disa emra, si kandidat potencial për të zëvendësuar përkohësisht postin e Adriatik Llallas, pas mbarimit të mandatitit të këtij të fundit më 7 dhjetor të 2017.

Emri i Henrik Ligori u lakua pak kohë më parë për t’u pozicionuar në krye të organit të akuzës. Vetë Ligori nuk ka konfirmuar një gjë të tillë, duke e lënë të hapur çdo mundësi të mundshme. Ndërkohë së fundmi ka dalë në skenë edhe prokurori tjetër i krimeve të rënda është Besnik Muçi. I kontaktuar nga ABC News Muçi ka theksuar se do ta zyrtarizojë ose jo kandidaturin e tij ditën martë. Pavarësisht emrave të përmendur më sipër, duket se aplikanti më me shumë mundësi që të zërë përkohësisht postitin e Llallës është Olsion Çela. Ky i fundit duket se ka edhe përkrahjen e kolegëve të tij, duke e mbështetur kandidaturën më potenciale që vjen nga radhët e prokurorisë së krimeve të rënda. Edhe Dritan Rreshka, pritet t’i shtohet listës shumë emërore për kryeprokuror.

Të marten në orën 18:00 është edhe mundësia e fundit për kandidatët të dorëzojë kandidatuar e tyrë për postin prokurorit të përgjithshëm. Ata duhet të depozitojnë vetëm dy matariale. E para një “CV” dhe e dytë të shprehin interesin për t’u bërë shef i akuzës përkohësisht. Ndërsa kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët është që duhet të kenë mbaruar shkollën e Magjistraturës ose të kenë Doktoraturë. /abcnews.al