Fenomeni i rrallë formon “Yllin e Krishtlindjeve”, Jupiteri dhe Saturni “ribashkohen” pas 800 vitesh

schedule14:22 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 14:22 - 14 Dhjetor, 2020

Një “takim” i rrallë i dy planetëve më të mëdhenj të sistemit diellor do të ndodhë me 21 Dhjetor. Jupiteri dhe Saturni do të bashkohen për herë të parë në 800 vjet, vetëm disa ditë para Krishtlindjeve. Më 21 dhjetor të dy planetët do të duket se do të bashkohen pothuajse aq sa ata do të shfaqen si një “planet i dyfishtë”.

Afërsia dhe pozicionimi i tyre në qiell i jep këtij fenonemi pseudonimin “Ylli i Krishtlindjes”. David Weigel, drejtor në Qendrën Hapësinore dhe Raketave të SHBA-së, thotë se dy planetët masivë do të jenë ende qindra miliona milje larg njëri-tjetrit.

Një kartë qiellore që tregon se si të gjesh Bashkimin e Madh të Jupiterit dhe Saturnit në 21 Dhjetor. Imazhi: NASA / JPL-Caltech

Planetët shfaqen afër njëri-tjetrit për shkak të orbitave të tyre dhe kur arrijnë një pikë të caktuar në shtigjet e tyre, ata shfaqen afër së bashku nga perspektiva jonë këtu në Tokë. Kjo ndodh çdo 20 vjet dhe do të jetë afrimi më i afërt i planetëve në 800 vjet. /abcnews.al