Fenomeni Haaland: Himni i Champions alarm, ja ku i mbaj topat e ndeshjeve

schedule21:02 - 13 Nëntor, 2019

schedule 21:02 - 13 Nëntor, 2019

Fenomeni Erling Haaland është futbollisti në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i talentuar norvegjez i ka mahnitur të gjithë këtë sezon në Champions League, si dhe në kampionatin austriak, aty ku aktivizohet me fanellën e Salzburg.

Bomberi ka shënuar 5 tripleta këtë sezon dhe ka zbuluar një detaj interesant: “Të pestë topat që i kam marrë në shtëpi, janë në krevatin tim. Fle gjumë me ta”. Ndërsa për emocionet e Champions League, 19-vjeçari u shpreh: “Himni i Champions është shumë emocionues.

E kam vënë si alarm, më zgjon gjithmonë të lumtur nga gjumi. Dua të luaj sa më shumë në këtë kompeticion dhe të shënoj gola. Po kaloj një moment të mirë në karrierën time dhe nuk dua të mbarojë”, tha mes të tjerash Haaland./abcnews.al