Oborret e shkollave 9-vjeçare këto ditë janë të mbushur me fëmijë që mbajnë maska.
Situata alarmante e shkaktuar në Itali për shkak të koronavirusit ka bërë që në Tiranë prindërit të rrisin vëmendjen ndaj fëmijëve të tyre në ambintet e shkollave.
Në shkollë ata shkojnë të pajisur me të gjitha mjetet e rekomanduara nga strukturat përgjegjëse.
“Edhe mësuesja i këshillon që kur teshtinë duhet të vendosin dorën dhe të ulin kohën. Edhe nëse është një shoqe me grip të mos vijë në shkollë”, thotë një prind.
Kujdesi nuk u mungon fëmijëve edhe prej mësuesve e stafeve të shkollave. Mësuesit kanë informuar me detaje të vegjëlit si duhet të sillen e të veprojnë me njëri-tjetrin.
Por ndërsa informacioni nuk mungon, janë mjetet më elementare për higjienën që mungojnë në shkolla. /abcnews.al