Fëmijët kanë probleme shikimi, mjekët: Po i nxjerrin në pah vizitat okulistike para shkollës

schedule15:29 - 12 Shtator, 2023

schedule 15:29 - 12 Shtator, 2023

Mjekët thonë se po rritet numri i të vegjëlve që kanë probleme me shikimin. Vizita e detyruar e të miturve tek okulisti para hyrjes në klasën e parë, po nxjerr në pah shumë shqetësime që ata kanë pasur dhe që nuk i kanë diagnostikuar apo kuruar më parë

” Problematikat janë të njëjta, me refraksioni, me të parin, nese ka pasur problem të rënd janë referuar në spital. Këtë vit janë vizituar edhe për dëgjimin. Faktori gjenetik, qëkur është futur teknologjia, shërbejnë si faktorë shpërthyes që iu dalin më tepër në pah problemet,” tha mjekja.

Vitet e fundit prindërit shqiptarë janë ndërgjegjësuar, duke i çuar fëmijët për kontrolle tek mjeku okulist.

” Janë ndërgjegjësuar maksimalisht. Ka prindër që vizitojnë njërin  fëmi për shkollë dhe sjellin edhe tjetrin. Edhe gjatë vitit i sjellin. Më përpara nuk si sillnin fëmijët, dhe sot janë nga 18 vjec nuk janë vizituar asnjëherë dhe kur bëjnë atë ekzaminin për patentën shikojnë që nuk shohin dhe ngelen si te çuditur se s’janë vizituar asnjëherë,” shtoi ajo.

Mjekja okuliste Nora Burda thotë se Qëndrimi i gjatë përpara ekraneve dhe përdorimi i celularëve janë shkaktarët kryesorë të problemeve me shikimin tek fëmijët. Mjekët rekomandojnë që fëmijët deri në moshwn 5 vjec duhet të mbahen larg ekraneve, ndërsa më të rritur nuk duhet të përdorin më shumë se një orë në ditë celularin dhe kompjuterin. Për të diagnostikuar në kohë problemin me shikimin kontrolli tek mjeku rekomandohet të jetë i vazhdueshëm deri në moshën 18 vjecare.Per  here të parë këtë vit është bërë i detyruesheëm edhe kontrolli mjekësor  për dëgjimin per nxënësit që nisin klasën e parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!