Fëmijët e rrugës/ Të vegjël dhe me dorën të shtrirë për lëmoshë

schedule15:49 - 12 Prill, 2024

schedule 15:49 - 12 Prill, 2024

Danieli është 11 vjec dhe çdo ditë del në rrugët e Tiranës për të fituar para. Ai lan xhamat e makinave për të përfituar të ardhura për familjen.

 “Sa para fiton ti? 30 mijë. Kujt ia jep? Mamit. Kur del këtu? Në orën 12.00. Rri gjatë në rrugë? Deri nga ora 17.00”.

Nuk ka shkuar asnjë ditë në shkollë dhe dy muaj më parë u largua nga Berati me familjen për të jetuar në Tiranë.

 “Në Berat nuk dilnim të lypnim. Pse? Se kishte mami lekë, merrte rrogën. Këtu lyp vëllai dhe motra”.

Në rrugë përballet me sjellje të ndryshme të qytetarëve.

“Ka që sillen keq. Cfarë të thonë? Ik pse na bezdis. Sa para iu merr ti? 1 mijë lekë. Ndodh që të të japin më shumë? Po”.

Shkaqet që këta fëmijë si Danieli dhe shumë të tjerë, të cilët përfundojnë në rrugë janë të ndryshme.

“Nuk është vetën varfëria, ka një shpërbërje të mentalitetit familjar. Një prind që nxjerr fëmijën në rrugë nuk e merito statusin e prindit”, u shpreh Zyhdi Dervishi.

Fëmijët në rrugë përballen me një sërë rreziqesh.

“Mund të merrrn me trafiqe, mund të bëhen objekte të trafikut seksual, mund të përgatiten edhe si kriminelë. Rrjetet e krimineleve mund t’i përdorin”.

Për sociologët, fenomemi i fëmijëve në situatë rruge përmirësohet vetëm me ndërmarrjen e më shumë politikave sociale nga strukturat shtetërore.

“Të futen në institucione që i mirëtrajtojnë dhe më e mira në instirucionë që janë larg mjedisit ky kanë lypur, që të harrojnë kujtimet”.

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në vitin 2023 në të gjithë vendin janë identifikuar 182 fëmijë në situatë rruge, të cilët janë çuar në qendra sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!