Arjola Demiri është nënë e tre fëmijëve. Mirëpo, së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për Robert Berisha dhe ai e ka pyetur për “4” fëmijët e saj. Aktorja e ka korrigjuar duke i thënë se ka tre fëmijë.
Në këtë mënyrë, për të dalë nga situata, Roberti i ka thënë që të katërtin ta bëjnë bashkë.
“Të na dalë fëmija me këmbë 50 o Robert”, i është përgjigjur Arjola më të qeshura, teksa moderatori ka vazhduar duke i thënë të bëjnë një djalë.
“Unë dua vajzë”, u shpreh aktorja; “Unë jam ekspert vajzash”, ia ktheu Roberti.
Kujtojmë që Berisha është baba i dy vajzave, Renee që e ka me këngëtaren Nora Istrefi dhe një vajze më të madhe./abcnews.al