Fëmija shqyhet nga leopardi

schedule18:30 - 7 Maj, 2018

schedule 18:30 - 7 Maj, 2018

Një fëmijë ka humbur jetën në Uganda pasi u shqye nga një leopard. Tre-vjeçari, identitetin e të cilit autoritetet nuk e kanë bërë të njohur, ishte me dadon në një park safari.

Kafsha e egër mësohet se e kafshoi fëmijën dhe e tërhoqi drejt shkurreve, të premten raporton The Sun. Mbetjet e kufomës u gjetën ditën tjetër, ndërsa leopardi, sipas autoriteteve, po gjuhet që të largohet nga zona.

Një nga rojtarët e parkut tha për AFP-në se dadoja nuk e dinte se fëmija po e ndiqte.

“Ajo dëgjoi fëmijën që bërtiste për ndihmë. U mundua të ndërhynte, por ishte shumë vonë sepse kafsha ishte zhdukur nëpër shkurre. Pas një kërkimi u zbulua kafka e fëmijës ditën tjetër”, tha rojtari.

“Gjuetia ndaj leopardit bëhet me qëllimin që ta kapim dhe ta largojmë nga zona sepse nëse ka ngrënë njëherë mish njeriu, rreziku bëhet më i lartë sepse tundimi për të ngrënë sërish një njeri tjetër është më i madh”, tha gjithashtu rojtari.

Ky rast vjen pas sulmit të tmerrshëm që pësoi një britanik në një park safari në Afrikën e Jugut. Mike Hodge, 71 vjeç, shpëtoi vetëm, me nofullën e thyer nga incidenti. E gjithë ngjarja u filmua nga një turiste.

https://www.youtube.com/watch?v=7v9OcEbFzJE

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!