Fëmija në katin sipër “ia nxiu jetën” komshiut poshtë, zbulohet shkaku i plagosjes në Tiranë

schedule11:02 - 28 Tetor, 2022

schedule 11:02 - 28 Tetor, 2022

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e djeshme e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu. Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Tiranë pas konfliktit mes dy komshinjve

Fillimisht ka qenë bashkëshortja e të plagosurit e cila është përfshirë në një debat me Bllacin. Sipas saj, djali tre vjeç i familjes Shehu shkaktonte zhurmë, duke shqetësuar djalin e saj dy vjeç, i cili ishte në gjumë. Më pas, gruaja është ankuar te bashkëshorti i saj, ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar. Në këtë moment dy burrat janë konfliktuar dhe autori ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun. Plumbat e kapën një në bark dhe një në këmbë.

Ai ndodhet i shtruar te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën. Autori menjëherë është arratisur nga banesa, teksa është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!