Felaj: Aktet e Presidentit individuale, asnjë referencë kushtetuese e ligjore

schedule13:36 - 10 Qershor, 2019

schedule 13:36 - 10 Qershor, 2019

“Aktet e Presidentit janë akte individuale dhe nuk përbëjnë objekt gjykimi pëpr gjykatën kushtetuese”. Kështu u shpreh në studion e ABC News depuetetja e PS-së Ermonela Felaj. Sipas Felajt Akti i Presidentit të Republikës përbën shkelje të rëndë të kushtetutës dhe për këtë shkak PS do të nisë procedurën për shkarkimin e tij.

Në argumentat e Presidentit, Felaj thotë se nuk gjeti asnjë nen kushtetues.

“Kompetenca e Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve është jo formale dhe jodiskrecionale. Presidenti nuk do mundej para një viti, apo dy për të caktuar një datë zgjedhje, por Presidenti e ushtron këtë kompetencë kur mandati i kushtetues i organve të pushtetit lokal mbaron. Është ky moment që e detyroi Presidentin që të vihej në kushtet e zbatimit të kompetencës që i jep Kushtetutës.

Në tërësinë e të ashtuquajtura argumenta, nuk kishte asnjë që t’i referohej një neni kushtetues. Presidenti në Shqipëri nuk zgjidhet nga populli, por nga parlamenti me shumicë të thjeshtë, që do të thotë se fuqia e tij përcaktohet nga numri i votave q mund ta ketë edhe vetmja një parti. Sipas saj dekretet e Presidentit janë thjesht ceremoniale, ndërsa data e zgjedhjeve është një detyrim që ia jep ligji, kur mbarojnë afatet”.

“Kompetencat e tij janë thjesht formale Presidenti nxjerr dekrete, janë të natyrës formale, është një detyrim që ia jep ligji, data e zgjedhjeve nuk është moment që lind aty për aty, por në  momentin që kanë mbaruar afatet. Ne jemi në këtë periudhë ku ai ka këtë detyrim. Në fjalën e Presidentit nuk ka asnjë referencë kushtetuese dhe ligjore”.

Felaj argumentoi edhe vendimin e Kryesisë socialiste për të nisur procedurat për shkarkimin Metës. Sipas saj ky vendimin bazohet në Kushtetutë.

“Sa i takon vendimit për nisjen e proceduarve të shkarkimit të Presidentit na e përcakton Kushtetuta, kur Presidenti shkel kushtetetutën, apo kryen një akt kriminal të rëndë, përbëjnë bazën e procedurës për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Duhen 2/3 e votave dhe ¼ duhet të bëjë kërkesën për incimin e kësaj procedure. Duam t’i përcjellim publikut një mesazh të qartë”.

Deputetja socialiste shprehet e bindur se zgjedhjet do mbahen në 30 qershor, pasi procesi ka nisur dhe nuk mund të kthehet mbrapsht.

“Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor se data nuk është përcaktuar nga PS, Presidenti nuk e dekreton, Presidentit nuk ia lejon Kushtetuta. Çfarë i lejonte kushtetuta Presidenti e ka përmbushur si detyrim. Procesi ka nisur dhe nuk mund të kthehet mbrapsht”.