Agim Zeka, futbollisti i ekipit të Austrisë së Vienës (Austri) është fejuar. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.
22 vjeçari, i cili tashmë ka ndërtuar një karrierë si futbollist, kurorëzoi dashurinë e tij me bukuroshen Arbnore Peci. Ai ka ndarë disa postime nga ceremonia e fejesës, në të cilën kanë tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjen elegante.
Zeka po ashtu në Instagram ka ndarë një postim përkrah partneres me përshkrimin, “Dashuria ime”.
View this post on Instagram
Zeka, që ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë nga U-17 deri tek U-21, në janar nënshkroi me klubin e njohur Austri Vjena. Ai kaloi në Austri nga klubi belg Royal Excel Mouscron, ku ishte në huazim nga Lille./abcnews.al